Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se në Ukrainë, ku vazhdon lufta me Rusinë, deri më tani janë bërë 164 sulme ndaj qendrave shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sistemi i Gjurmimit i Organizatës për Sulmet kundër Shërbimeve Shëndetësore ka përditësuar informacionet rreth sulmeve ndaj qendrave të shëndetësisë nga 24 shkurti, kur filloi lufta në Ukrainë.
Sipas kësaj, nga dita kur filloi lufta qendrat e shëndetësisë janë sulmuar 164 herë, kanë humbur jetën 73 persona dhe janë plagosur 52 të tjerë.
Nga sulmet janë prekur 149 ndërtesa, 17 mjete dhe 24 punonjës shëndetësorë.
Zëdhënësi i OBSH-së për Evropën, Bhanu Bhatnagar, duke u lidhur në konferencën për media të Kombeve të Bashkuara (OKB) në zyrën në Gjenevë nga Ukraina, tha se OBSH-ja është në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Ukrainës për të rritur imunitetin ndaj epidemive si fruthi, poliomieliti, tetanozi dhe COVID-19, të cilat kanë potencial të rriten me ndikimin e luftës në vend.
“Nevojat për shëndetësi gjatë luftës nuk ndalen. Prandaj është e rëndësishme që të vazhdohet imuniteti në rajon”, u shpreh ai.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...