Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.
Familja Obama përmes një deklarate ka shkruar se janë të mbushur me mirënjohje për Bushin, shkruan Arbresh.info.
“Derisa zemrat tona janë të lënduara sot, ato janë gjithashtu të mbushura me mirënjohje. Jeta e George H.W. Bush është një testament për nocionin se shërbimi publik është një thirrje fisnike dhe e gëzueshme”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe mbrëmjen e së premtes në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë ish-presidenti amerikan George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër.
Vdekjen e ka konfirmuar djali i tij.
“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të ju njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babi ynë ka vdekur. Ai ishte njeri me karakter të lartë dhe babai ma i mirë që një vajzë apo djalë mund të kërkojë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...