14 shqiptarë të tjerë janë nxjerrë nga kampi i ISIS në Siri. Mes të shpëtuarve janë 9 fëmijë dhe 4 gra. 13 shtetasit shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkarim Omar përmes një postimi në Twitter, ndërkohë gazetarja e Abc Erneta Shevroja e ka konfirmuar lajmin nga ministria e Brendshme.
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.
Deri më tani nuk janë publikuar emrat e grave dhe fëmijëve që ka nxjerrë nga kampi./arbresh.info/

Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut