“Kursi për zhvillimin e ekonomisë dhe programit bërthamor është i saktë dhe ekonomia e vendit është duke shënuar rritje”, ka deklaruar lideri i Koresë Veriore.
Ai ka shtuar se situata aktuale dëshmon se partia e tij ka zgjedhur rrugën e duhur për të zhvilluar ekonominë dhe energjinë bërthamorë njëkohësisht, përkundër “sulmeve brutale nga Shtetet e Bashkuara dhe satelitëve të saj”, shkruan agjencia e lajmeve koreano veriore, transmeton portali arbresh.info
Kim Jong-un shtoi se është e “nevojshme që Korea Veriore të forcojë vetëbesimin për të parandaluar një luftë bërthamore”.
Sipas tij, armët atomike lejojnë që njerëzit të gëzojnë një jetë të lumtur nën qiellin e kaltër, duke parandaluar luftën bërthamore.
“Ato janë të nevojshme për t’u mbrojtur kundër kërcënimit bërthamor afatgjatë të imperalizmit amerikan”, ka shtuar ai.
Në korrik, Bloomberg raportoi se ekonomia e Koresë së Veriut u rrit me rreth 3.9 përqind në 2016, në rreth 28.5 miliardë dollarë, ritmi më i shpejtë në 17 vjet./arbresh.info/
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...