Gjykata e Lartë e Kenisë ka bllokuar vendimin e qeverisë për mbylljen e Kampit Dadaab, njëherit kampit më të madh të refugjatëve në botë, dhe kthimin e refugjatëve nga Somalia mbrapa në vendin e tyre.
Gjykatësi John Mativo tha se ky vendim ishte në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kenisë, transmeton arbresh.info.
Dadaab është shtëpi e rreth 250,000 personave, shumica e tyre nga Somalia, të cilët ikën nga vendi i tyre pas shpërthimit të luftës civile në 1991.
Qeveria njëzëri vendosi për mbylljen e kampit, në majin e vitit të kaluar, nën arsyetimet se ky ishte terren i trajnimit të terroristëve të grupit militant islamik Shabaab.
Mativo tha se “vendimi i qeverisë në mënyrë specifike kishte për qëllim refugjatët somalezë që është vepër e persekutimit në grup, e paligjshme, diskriminuese dhe për këtë arsye është antikushtetuese”./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...