Shkaku i vdekjes së Kim Jong-nam, gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili vdiq më 13 shkurt, pas dyshimeve se ishte helmuar në aeroportin e Kuala Lumpur-it, ende nuk është vërtetuar, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Autopsia ka treguar se Jong-nam nuk ka vdekur nga ataku në zemër, por nuk ka as shenjë të shpimit nga gjilpëra, theksoi Noor Hisham Abdullah, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë të Malajzisë.
I pyetur nëse ka shenja se ishte i helmuar, Noor Hisham tha se mostrat mjekësore i janë dërguar ekspertëve të cilët mund të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
“Duhet të vërtetojmë në laborator para se të sjellim ndonjë përfundim”, tha Noor Hisham dhe shtoi se asnjë nga anëtarët e familjes së tij ende nuk e kanë kërkuar trupin.
Kim Jong-nam është djali i madh i ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë titull për shkak se ka lindur nga marrëdhënia jashtëmartesore e ish-liderit dhe aktores së Koresë së Jugut Sung Hae-rim. Në 15 vitet e fundit ai ka jetuar në Kinë dhe Azinë Juglindore.
Policia e Malajzisë ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona në lidhje me vdekjen e tij, dhe këta janë shtetas të Koresë së Veriut, Malajzisë, Indonezisë dhe Vietnamit.
Mediat të hënën publikuan momentin në të cilin dy gra në aeroportin e Kuala Lumpurit i afrohen Kim Jong-nam-it. Në video shihet se si gruaja me fanellë të bardhë i afrohet dhe i vendos diçka në fytyrën e tij, pastaj me qetësi shkon dhe kalon me të dyshuarën e dytë.
Ai pas kësaj kërkoi ndihmë mjekësore, ndërsa mjekët thonë se para se të vdiste u ka thënë se është sulmuar më spërkatës kimik. Jong-nam vdiq në ambulancë rrugës për në spital.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116