Norvegjia premtoi 92 milionë dollarë për financimin humanitar për Ukrainën për të ndihmuar vendin të kalojë një dimër tjetër lufte, tha Oslo në një njoftim për shtyp të martën.
Financimi “po kanalizohet nëpërmjet OKB-së, duke përfshirë Fondin Humanitar të Ukrainës dhe Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, tha qeveria.
Mbështetja kryesore do t’u ofrohet organizatave lokale të shoqërisë civile në Ukrainë dhe “njerëzve më të cenueshëm, fëmijëve, refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vendit, duke ndihmuar për të siguruar që ata të kenë akses në strehim, ushqim, ujë dhe kanalizime, arsim, kujdes shëndetësor, dhe mbështetje psikosociale, si dhe mbrojtje kundër dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sigurimi i ndihmës u njoftua në Takimin e Tretë të Zyrtarëve të Lartë Humanitar (SOM) të Ukrainës në Oslo, të bashkë-organizuar nga Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 17 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Norvegjia ka ofruar më shumë se 320 milionë dollarë mbështetje humanitare për Ukrainën dhe përgjigjen e refugjatëve në vendet fqinje”, theksohet më tej./abcnews.al
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus