Qeveria amerikane ka miratuar një marrëveshje për shitjen e nëntë helikopterëve shumëfunksionalë HH-60 (Sikorsky) – përfshirë edhe versione të përshtatura si ambulanca ajrore – së bashku me pajisjet shoqëruese dhe shërbimet teknologjike, për Norvegjinë.
Vlera e përgjithshme e marrëveshjes kap shifrën prej 2.6 miliardë dollarësh.
Ky shtet nordik, anëtar i NATO-s dhe fqinj me Rusinë, pritet të përfitojë nga kjo marrëveshje në aspektin e rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.
“Shitja do të përmirësojë aftësinë e Norvegjisë për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke rritur aftësitë e saj ajrore në luftime dhe operacione speciale”, thuhet në një deklaratë të Agjencisë së SHBA-së për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes (DSCA).
“Norvegjia do t’i përdorë këto avionë për të mbrojtur shtetet e tjera anëtare të NATO-s dhe aleatët e tyre. Norvegjia nuk do të ketë vështirësi në integrimin e tyre në forcat e armatosura”, thuhet më tej.
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...