Një miliarder norvegjez premtoi se do të dhurojë pjesën më të madhe të parave të tij.
Kjell Inge Roekke, një ish-peshkatar që u bë i pasur me industrinë e naftës, tha se projekti i tij i parë është financimi i një anije studimore, që do të heqë mbeturinat plastike nga oqeanet.
Anija do të funksionojë në partneritet me “Fondin për Botën e Egër”, një organizatë ambientaliste.
Me këtë gjest, Roekke u bashkohet miliarderëve të tjerë filantropistë si Bill Gates, Warren Buffet dhe Mark Zuckerberg.
Mendohet se pasuria e norvegjezit Roekke i kalon dy miliardë dollarët dhe ai vet tha se dëshiron t’i kthejë shoqërisë pjesë më të madhe të asaj që ka fituar. Ai tha se, anija me ekuipazh prej 30 vetësh dhe me 60 shkencëtarë në bord është vetëm fillimi.
Sipas medieve norvegjeze, kjo anije që është gati të niset, do të nxjerrë nga uji 5 tonë mbeturina plastike në ditë dhe më pas do t’i eliminojë ato.
Roekke nuk tha sa i kushton misioni i anijes, apo se çfarë do të bëjë më pas, por nuk ka dyshim se brenda radhëve të ambientalistëve ka shkaktuar habi, që një industrialist i naftës do të shpenzojë për ambientin.
Zyrtarë nga “Fondi i Botës së Egër” thanë se e mirëpresin ndihmën e tij, por nuk do të ngurrojnë të përballen me të, kur të mos jenë dakord.
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë