Nju Jorku do t’ia ndërpresë kontratat kompanisë së Trumpit

18:59 | 13 Janar 2021

Nju Jorku po i ndërpret kontratat me Organizatën Trump pas trazirave vdekjeprurëse të javës që shkoi në Kapitol, bën të ditur kryebashkiaku Bill de Blasio.

“Nxitja e kryengritjes kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara qartësisht përbën aktivitet criminal”, tha Blasio për MSNBC, transmeton portali arbresh.info

“Kështu që qyteti i Nju Jorkut nuk do të ketë punë më me Organizatën Trump”.

Organizata Trump ka kontrata për të drejtuar Carousel Central Park, dy shesh patinazhi në akull në Central Park dhe Kursin e Golfit Ferry Point në Bronx. Kontratat kanë vlerë 17 milion dollarë në vit, sipas Reuters.

Kryeavokati i qytetit, James E Johnson, tha se “nxitja e dhunës” e presidentit ishte “një gjë e neveritshme”.

“Ne kemi konkluduar se është në interesin më të mirë të njujorkezëve që qyteti të fillojë procesin e anulimit të këtyre kontratave dhe përfundimin e lidhjeve të tij të biznesit me Organizatën Trump,” tha ai.

Trump, i cili është nga Nju Jorku, ka qenë nën presion në rritje pas dhunës së javës së kaluar. Ai e mohon nxitjen e turmës dhe këmbëngul se ai është viktimë e një “gjueti shtrigash”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara