Mbretëria e Bashkuar ka qenë shteti i tretë i fundit që ka njohur shtetin palestinez, pas Kanadasë dhe Australisë.
CNN shkruan se “Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan njohjen e shtetësisë palestineze, në një veprim dukshëm të koordinuar që ushtron presion mbi Izraelin dhe vendos këto tre vende në kundërshtim me SHBA-në”.
Sipas mediumit, Franca gjithashtu planifikon të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ndërsa shqetësimi ndërkombëtar rritet për luftën e vazhdueshme dhe krizën e urisë në Gaza.
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se njohja nuk ishte një shpërblim për Hamasin, siç ka pretenduar Izraeli.
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...