Preferenca e popullatës në referendumin e zhvilluar në ishullin Bougainville, që ndodhet në Paqësorin Jugor, ishte për pavarësi nga Papua Guinea e Re.
Kryetari i Komisionit të Referendumit të Bougainville-s, Bertie Ahern, tha se përqindja e votave për pavarësi nga Papua Guinea e Re në referendum është 98 për qind.

Pas referendumit jo detyrues, liderët e Bougainville-s dhe Papua Guinesë së Re do të bisedojnë për çështjen e pavarësisë.
Fjalën e fundit në lidhje me pavarësinë do ta thonë deputetët nga Papua Guinea e Re. Theksohet se procesi në lidhje me pavarësinë mund të zgjasë me vite.
Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me referendumin.

Në referendumin në Bougainville që zgjati dy javë votuan mbi 181 mijë persona, ndërsa alternativa tjetër ishte më shumë autonomi.
Referendumi ishte një ndër nenet e rëndësishme të marrëveshjes paqësore të vitit 2001, që përfundoi luftën e brendshme dhe shkaktoi vdekjen e 15 mijë njerëzve, që ndodhi në lindje të Papua Guinesë së Re, në disa ishuj.
Aktet e dhunës që filluan në fund të viteve të 80’ta në Bougainville, u shkaktuan pasi në Panguna u ndërtua kompleks gjigant, minierë bakri. Shumë njerëz në Bougainville pohonin se nuk siguronin dobi nga miniera e cila Papua Guinea e Re siguronte përfitim të eksportit ndërsa ndotej mjedisi nga miniera dhe ndikonte negativisht në mënyrën e jetës tradicionale.

Që nga përleshjet që ndodhën në ishull, miniera qëndron e mbyllur. Disa janë të mendimit se në rast se Bougainville fiton pavarësinë, miniera do të jetë burim kryesor i të ardhurave.

Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...