Truproja më e afërt e Papës, ka dhënë dorëheqje pas disa skandaleve financiare, të cilat kanë rrjedhur në publik duke bërë që ndaj tij të nisin hetimet.
Personi që zbuloi dokumentin në revistën e lajmeve italiane L’Espresso mbetet i panjohur. Dokumenti identifikoi pesë punonjës të Vatikanit, të cilët u pezulluan në pritje të një hetimi për keqbërje financiare.
Në një intervistë për Vatican News, Giani tha se publikimi i këtij skandali “kishte shkelur dinjitetin e këtyre njerëzve” që po hetoheshin.
“Si Komandant, edhe unë u turpërova për atë që ka ndodhur dhe për vuajtjet që u janë shkaktuar këtyre njerëzve,” tha ai në intervistë. “Për këtë arsye, duke thënë gjithmonë dhe dëshmuar se jam i gatshëm të sakrifikoj jetën time për të mbrojtur jetën e Papës, me të njëjtën frymë kam marrë vendimin të dorëzoj akuzën time në mënyrë që të mos dëmtojë në asnjë mënyrë imazhin dhe veprimtarinë e Atit të Shenjtë “.
Giani ka shërbyer si roje për tre papa: Papa Gjon Pali II, Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku./express
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...