Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të New Yorkut perëndimor dhe verior të premten.
Trashësia e borës arriti në rreth 95 centimetra në disa zona të këtij rajoni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Banorët në disa pjesë të qytetit të Bafalos u zgjuan nga zhurma e erës së fortë, e shoqëruar me dëborë, vetëtima dhe bubullima të herëpashershme.
Stuhia e dëborës goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar.
Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën që të ejten në Bafalo, Niagara Falls dhe Depju.
Një numër i madh fluturimesh u anluan në aeroportin ndërkombëtar të Bafalos./voa/
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick