Google ADS

“Një nga vendet më të rrezikshme në botë”, rrethohet rajoni i bandave kriminale në El Salvador

08:28 | 2 Gusht 2023
E.K

Ushtarët dhe policia në El Salvador kanë rrethuar të gjithë departamentin qendror të Cabanas si pjesë e luftës së vazhdueshme të Presidentit Nayib Bukele kundër bandave. Sipas presidentit mëngjesin e kësaj të mërkurë në një aksion të madh prej 7,000 ushtarë dhe 1,000 oficerë policie kanë vendosur një gardh sigurie rreth kësaj zone me qëllim që të ndalojnë largimin e anëtarëve të bandës dhe të thyejë zinxhirët e tyre të furnizimit.

Ndërkohë thuhet se nga marsi i 2020 më shumë se 70,000 anëtarë të dyshuar janë arrestuar, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme pas një rritjeje të vrasjeve të lidhura me bandat. Kombi i varfër i Amerikës Qendrore shihet si një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Mijëra njerëz pa asnjë lidhje të dukshme me aktivitetin e bandave janë përfshirë gjithashtu në rrjetin e arrestimeve. Ka gjithashtu shqetësime rreth një lëvizjeje të fundit nga ligjvënësit e vendit për të lejuar gjyqe masive.

Mediat e huaja shklruajnë se në një seri postimesh në X, i njohur më parë si Twitter, Presidenti Bukele tha se Cabanas ishte “bërë vendi me numrin më të madh të qelizave terroriste“, ku anëtarët e bandave fshiheshin në zonat rurale.

Ai theksoi se rrethimi nuk do të hiqet derisa “të gjithë kriminelët” të kapen.

Në të njëjtën kohë, presidenti u bëri thirrje banorëve dhe turistëve vendas që të qëndrojnë të qetë dhe të kryejnë aktivitetet e tyre normale.

Kamionë të ngarkuar me ushtarë u panë në rrugët e qyteteve rajonale Tejutepeque dhe Ilobaso të martën. Cabanas është një rajon bujqësor që është shtëpia e më shumë se 160,000 njerëzve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale