Ky është momenti i tmerrshëm kur një majmun kërcen mbi një vajzë trevjeçare që luante në rrugë përpara se ta tërhiqte zvarrë në një rrugicë të errët.
Videoja tregon majmunin që sulmon vogëlushen në një fshat pranë Chongqing, Kinën jugperëndimore të martën pasdite.
Vajza e vogël po luante e vetme me skuterin e saj në një rrugë të qetë përpara se majmuni t’i afrohej asaj, t’i kapë kokën dhe e tërhoqi me egërsi në rrugicën nga vinte.
Fatmirësisht një kalimtar i rritur vuri re tentativën për rrëmbim dhe e ndoqi majmunin në rrugë përpara se të shpëtonte fëmijën. Por tre vjeçarja mbeti me një lëndim në kokë dhe një kujtim të tmerrshëm që nuk do ta harrojë.
Ky ishte sulmi i parë ndaj një fëmije.
Nëna e vajzës tha se ishte duke gatuar brenda. Një fqinj më pas i tha zonjës Liu se çfarë ndodhi dhe ajo kontrolloi pamjet e kamerës.
Vajza e saj u dërgua në spital për mjekim dhe vaksinim./Kk/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...