Google ADS

Një i arrestuar në lidhje me sulmin ndaj ekipit futbollistik

14:52 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Policia gjermane ka konfirmuar që një person është arrestuar si pjesë e hetimit në lidhje me sulmin e dyshuar terrorist ndaj autobusit të Borussia Dortmund.

Një zëdhënës për Bundeskriminalamt ka zbuluar që ata ishin fatlumë që nuk u përballën me viktima pasi u gjet një predhë në zona të tjera të autobusit, transmeton portali arbresh.info.

“Këta eksplozivë përmbanin pjesë metalike – duhet të jemi të lumtur që nuk ndodhi më e keqja.

“Dy persona momentalisht janë subjekt i hetimeve. Ndërsa një person është arrestuar.

“Jemi duke e trajtuar këtë incident si një sulm terrorist”, para se të shtonte që ishte me prapavijë islamike.

Në një letër të gjetur përgjegjësinë e merr Shteti Islamik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme