Agjencia Amerikane e Sigurisë në Trafik (NHTSA) njoftoi se ka hapur një hetim zyrtar për 580 mijë vetura “Tesla” të shitura nga viti 2017 e tutje, pas vendimit të kompanisë amerikane për të lejuar të luhen lojëra në ekranin qendror.
Kjo vjen pas një ankese të paraqitur nga një përdorues që zbuloi se mund të luante video-lojëra gjatë vozitjes, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Funksioni që po hetohet quhet “Passenger Play” dhe i lejon përdoruesit të luajnë lojëra në ekranin e tyre me prekje në veturë.
Ai paralajmëron se të luash gjatë lëvizjes është “vetëm për pasagjerët” dhe kërkon konfirmimin e kësaj përpara se të lejojë lojën.
Ankuesi shtoi se funksioni ishte i disponueshëm që nga dhjetori i vitit 2020. Më parë funksioni i lojës aktivizohej vetëm kur automjeti ishte në modalitetin Park.
NHTSA-ja bëri të ditur në fillim të këtij muaji se shpërqendrimet e shoferëve kanë rol të rëndësishëm në vdekjet në rrugët e SHBA-së si pasojë e incidenteve në trafik. /arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...