Gafa e organizatorëve të ndeshjes Francë-Shqipëri, që luajtën në vend të himnit të Shqipërisë atë të Andorrës i ka kaluar kufijtë e incidentit sportiv.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mësohet se i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.
Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit. /TCH/
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës