Siria ka 18.3 milionë banorë, por që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011, pas “Pranverës Arabe”, nga ky vend janë larguar mbi 12.64 milionë banorë, kur vetëm brenda vendit janë zhvendosur mbi 6.3 milionë banorë, shkruan Telegrafi.
Vendi që më së shumti që ka pritur refugjat sirian është shteti fqinj i saj, Turqia me 3.57 milionë të zhvendosur, pasuar nga Libani me mbi një milion të zhvendosur.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara dhe Pew Research Center, në Jordani ka mbi 661 mijë refugjat sirian, ndjekur nga Gjermania me 530 mijë, Iraku me 248 mijë, Egjipti me 128 mijë, Suedia me 110 mijë, Kanadaja me 54 mijë, Austria me 50 mijë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 mijë. /Telegrafi/
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...