Pothuajse një e treta e pjesëmarrësve të rastësishëm në testimin serologjik në kryeqytetin e Indisë, New Delhi kanë qenë pozitiv në antitrupat karakteristike për persona që kanë tejkaluar infeksionin e COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë në New Delhi, Satyendar Jain deklaroi se në javën e parë të muajit gusht në këtë rajon janë testuar mostrat e gjakut të 15 mijë qytetarëve dhe se 29.1 për qind të mostrave kanë pasur antitrupa të koronavirusit.
Ai tha se numri real i personave të infektuar me COVID-19 në New Delhi është shumë më i madh se rastet e konfirmuara.
New Delhi ka një popullsi prej 27 milionë banorësh dhe testimet e fundit të rastësishme tregojnë se rreth 9 milionë persona në këtë qytet mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus.
Test pozitiv serologjik për antitrupat e koronavirusit tregon se personi ka të ngjarë të ketë qenë i sëmurë ose akoma i infektuar asimptomatik me koronavirus.
India, pas SHBA-ve dhe Brazilit, është vendi më i goditur nga pandemia e COVID-19 me 2.9 milionë raste të konfirmuara, përfshirë më shumë se 155 mijë të infektuar në New Delhi.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...