Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Izrael, kryeministri i këtij vendi Benjamin Netanyahu është zotuar se do të aneksojë vendbanimin Kiryat Arba dhe zonën e qytetit të vjetër të Hebronit (Al-Khalil) nëse rizgjidhet në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu e bëri këtë premtim në një intervistë në radion e ushtrisë izraelite, ku ai u përgjigj në një pyetje nëse është i gatshëm të aneksojë “pjesët hebraike të Hebronit, përfshirë vendbanimin e Kiryat Arba”.
Netanyahu u përgjigj se “këto zona do të jenë pjesë e Izraelit”, duke shtuar se, “Por unë kam nevojë për një mandat për ta bërë këtë”.
Në fillim të këtij muaji, Netanyahu bëri një vizitë në Hebronin e okupuar (Al-Khalil) dhe tha se, “Ne do të qëndrojmë këtu përgjithmonë”.
Netanyahu gjithashtu tha se tashmë i ka treguar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për qëllimin e tij “të deklaronte sovranitet mbi të gjitha komplekset hebraike” në Bregun Perëndimor të okupuar.
Komentet e Netanyahu për aneksimin e pjesëve të Hebronit (Al-Khalil) pasojnë premtimin e tij të javës së kaluar për të aneksuar rajonin e Luginës Jordan në Bregun Perëndimor të okupuar.
Vëzhguesit i shohin këto premtime si pjesë të fushatës së tij elektorale për të fituar vota nga baza e krahut të djathtë në Izrael.
Të dielën, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) mbajti mbledhje urgjente ku adresoi planet e Netanyahu dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) të reagojnë kundër këtyre planeve.
Turqia, Lidhja Arabe dhe vendet evropiane, si dhe zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, theksuan se janë të shqetësuara nga deklarata e aneksimit të kryeministrit izraelit, duke thënë se plani i aneksimit do të shkelte ligjin ndërkombëtar.
Ligji ndërkombëtar i sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara” dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të kolonëve hebraike i konsideron si të paligjshme.
Afër 70 mijë palestinezë, së bashku me rreth 9.500 kolonët hebrenj, aktualisht jetojnë në Luginën Jordan, e cila është një tokë e madhe, pjellore, që përbën afërsisht një të katërtën e territorit të përgjithshëm të Bregut Perëndimor.
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...