Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu, tha se ka urdhëruar ushtrinë që të përgatisë një plan për evakuimin e popullatës në Rafah, para një pushtimi të pritur izraelit në këtë qytezë në jug të Rripit të Gazës.
Netanyahu e bëri këtë njoftim të premten, më 9 shkurt, pas kritikave ndërkombëtare për planin e Izraelit për të pushtuar këtë qytet të stërmbushur me banorë, që gjendet në kufi me Egjiptin.
Izraeli tha se Rafahu është bastioni i fundit i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe i duhet të dërgojë trupat për të kompletuar planin e tij të luftës kundër grupit radikal palestinez.
Vlerësohet se 1.5 milion palestinezë gjenden në qytezën e Rafahut, pasi kanë ikur nga luftimet në pjesët e tjera të Gazës.
Netanyahu tha të premten se është i nevojshëm “një operacion masiv” në Rafah. Kryeministri izraelit tha se u ka kërkuar zyrtarëve të sigurisë që të prezantojnë “një plan të dyfishtë” do të përfshinte evakuimin e civilëve dhe një operacion ushtarak për të “kolapsuar” njësitë e mbetura të Hamasit.
Më herët, Egjipti, që ndan një kufi me Rafahun, ka thënë se çdo operacion tokësore në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi grupi radikal palestinez kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Në Gazë, si pasojë e ofensivës izraelite, janë vrarë mbi 27.000 palestinezë, janë zhvendosur shumë të tjerë dhe çereku i popullsisë është në prag të urisë./rel
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...