Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.
Sipas deklaratës, Netanyahu ka zhvilluar tashmë biseda me kancelarin gjerman, kryeministrin indian dhe presidentin francez. Më tej, ai pritet të flasë gjithashtu me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer.
Telefonatat lidhen në lidhje me sulmin e ndërmarrë nga Izraeli ndaj objektivave bërthamorë të Iranit.
Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian Nour Neës raporton se 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës në disa zona të Teheranit.
Midis viktimave janë dhe 4 gjeneralë të lartë të Iranit dhe shkencëtarë që kanë marrë pjesë në zhvillimin e programit bërthamor të Teheranit./euronews
Shkëndija – The New Saints, formacionet zyrtare
Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim vet...
Deliu-Kodra: Gjykata Supreme konfirmoi shkelje të drejtpërdr...
Një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit për shuarjen e zj...
Zjarri në Lipjan, Policia: Raportohet vetëm për dëme materia...
Drita në kërkim të historisë, kjo është 11-shja në ndeshjen ...