Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane në qytetet e Aradit dhe Dimonës.
Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmet, të cilat shkaktuan zjarre dhe dëmtuan rëndë ndërtesat.
Kryeministri izraelit tha se kishte folur me udhëheqësit lokalë dhe se ishte “i vendosur të vazhdonte të godiste armiqtë në të gjitha frontet”.
Në një përditësim, shërbimi i ambulancës izraelite tha se po trajtonte 64 pacientë në Arad – shtatë prej të cilëve të plagosur rëndë.
Irani sulmon qytetin izraelit ku ndodhet centrali bërthamor
Ndryshe, të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi qytetin jugor izraelit të Dimonës, ku ndodhet një objekt bërthamor, sipas ushtrisë izraelite.
Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi ndaj Dimonës ishte në hakmarrje për një sulm të së shtunës në centralin bërthamor Natanz, rreth 50 kilometra larg qytetit të Kashanit, për të cilin ushtria izraelite thotë se nuk ishte përgjegjëse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se “nuk ka marrë asnjë shenjë dëmtimi në qendrën e kërkimit bërthamor Negev”, duke shtuar se “nuk janë zbuluar nivele jonormale rrezatimi”. /Telegrafi/
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak