Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur drejt Uashingtonit për t’u takuar me Donald Trump për bisedime mbi tarifat dhe çështje të tjera.
Netanyahu u tha gazetarëve teksa hipi në aeroplan se ai ishte “lideri i parë ndërkombëtar që do takohej me Trumpin që nga vendosja e tarifave”, shkruan Reuters.
Ai shtoi se kjo tregon lidhjen e tyre personale dhe lidhjen mes vendeve të tyre, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë kohë.
Ndër tjera, ai tha se shpreson që Trump të lehtësojë tarifat e vendosura ndaj Izraelit kur të dy të takohen.
Sipas një politike të re tarifore gjithëpërfshirëse të shpallur nga presidenti amerikan, mallrat izraelite përballen me një tarifë prej 17%.
Ndryshe, SHBA-ja është aleati më i afërt i Izraelit dhe partneri më i madh tregtar i vetëm./abcnews.al
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...