Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët që kërkon ta kënaqë terrorizmin islamik duke sakrifikuar Izraelin”, një ditë pasi Brukseli njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez.
Qeveria e Netanyahut është zemëruar nga premtimet e Francës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe tani Belgjikës, për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë takimit të liderëve botërorë këtë muaj në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever “dëshiron ta ushqejë krokodilin terrorist para se ai ta gllabërojë Belgjikën”, shkroi zyra e kryeministrit izraelit në llogarinë e saj zyrtare në X.
Izraeli do të vazhdojë ta mbrojë veten, shtoi ajo.
Netanyahu gjithashtu sulmoi muajin e kaluar kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, duke e quajtur gjithashtu “të dobët” pasi Australia njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez dhe pastaj ia ndaloi një ligjvënësi izraelit të ekstremit të djathtë hyrjen në vend.
Palestinezët kanë kërkuar përherë krijimin e shtetit të vet në Bregun Perëndimor, i cili është i pushtuar nga Izraeli, në Jerusalemin Lindor dhe në Gazë.
Zyrtarët izraelitë ia kanë kundërshtuar premtimet për njohjen e shtetit palestinez, duke thënë se kjo nuk e ndryshon realitetin në terren.
Netanyahu ka thënë se njohja e shtetit palestinez do të ishte shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraeli, i cili e shkaktoi luftën në Gazë.
Izraeli është përballur me trysni të vazhdueshme ndërkombëtare për shkak të dëmeve që lufta e ushtrisë së tij ka shkaktuar tek popullsia civile në Rripin e Gazës./rel
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit