Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i jashtëm izraelit, Eli Cohen, kanë sulmuar Tyrqinë, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e quajti Izraelin një “shtet terrorist” që po kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza.
Netanyahu, duke folur në një ngjarje në Izrael, tha se ai nuk do të “ligjërohet moralisht” nga lideri turk, duke thënë se Erdogan mbështet “shtetin terrorist Hamas”.
Ndërkohë, Cohen postoi në platformën X: “Ata që presin krye-terroristët dhe inkurajojnë organizatat terroriste nuk do t’i predikojnë moralin shtetit të Izraelit”.
Erdogan, duke folur në parlament më herët sot, i bëri thirrje Netanyahut të njoftojë nëse Izraeli ka apo jo armë bërthamore – një zonë e fshehtësisë së përhershme – ndërsa tha se do të punonte me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar që kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar të njihen si “terroristë”./abcnews
Silva drejt transferimit tek Inter Miami
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person