Zhvillimet në Lindjen e Mesme, përfshirë planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, ishin në qendër të një bisede telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi sonte Kremlini.
Të dy udhëheqësit shprehën gjithashtu interes për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të Iranit, si dhe për të stabilizuar situatën në Siri.
Organizata palestineze Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët, por vendos kushte të qarta për mënyrën se si do të zhvillohet ky proces.
Lajmi është bërë i ditur të dielën nga një burim i Hamasit për rrjetin Al Arabiya.Sipas burimit, Hamasi ka pranuar që armët të dorëzohen nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, përmes një mekanizmi palestinezo-egjiptian.
Po i njëjti burim tha se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të kësaj marrëveshjeje.Dorëzimi i armëve është një nga pikat më të ndjeshme në çdo përpjekje për një marrëveshje paqeje, pasi nga kjo do të varet shumë edhe e ardhmja politike dhe sigurie në Rripin e Gazës.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...