Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të fusë në qarkullim nga nesër (e martë, 28 maj) kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 eurosh, që mendohet se do jenë më të sigurta.
“Ato janë më kompakte dhe më praktike për t’u përdorur, ngjyrat e tyre janë më të shndritshme dhe janë më të sigurta”, garanton Laure Lalouette, eksperte e prodhimit të kartëmonedhave pranë BQE-së.
Në pamje të parë, këto kartëmonedha të reja nuk janë shumë ndryshe nga modelet e vjetra, përveç se nga madhësia.
Kartëmonedhat e reja kanë të njëjtën gjatësi me të vjetrat, por kanë lartësinë e kartëmonedhës 50 euro.
“Prerjet nga 50, 100 dhe 200 euro kanë të njëjtën lartësi dhe janë më të lehta për t’u kontrolluar si dhe mund të lexohen më me efikasitet nga makineritë”, garanton BQE-ja në një komunikatë.
“Madhësia e tyre e re do t’i përshtatet edhe më mirë portofolave dhe do të kenë një jetë më të gjatë pasi do të ketë më pak mundësi për t’u grisur nga përdorimet”, shtoi Banka Qendrore Evropiane.
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë