Një grup prej 154 hebrenjve radikalë të shoqëruar nga policia kanë hyrë në Al-Aksa, në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve në Kuds, Firas Dibs ka thënë se hebrenjtë radikal dhe policët në Al-Aksa kanë hyrë përmes Derës Marokene.
Dibs ka thënë se policia izraelite pranë njërës prej hyrjeve të Al-Aksës ka arrestuar Muhamed Idris, rojën e Al-Aksës, i cili është rrahur pak para se hebrenjtë radikalë të hynin në Al-Aksa.
Radikalët hebrenj shpesh në përcjellje të policisë hynë në Al-Aksa, e cila shkakton rritje të tensioneve në mes palestinezëve dhe policisë izraelite.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...