Pandemia e Covid 19 është shkaku kryesor përse Bashkimi Evropian shënoi shifrën më të lartë të vdekjeve vjetore gjatë vitit të shkuar.
Që nga viti 1961, kur u mbajtën statistikat e popullsisë për gjithë unionin, 2020-ta ishte më vdekjeprurësi.
Sipas Eurostat, humbjet e jetëve shënuan një rënie të lehtë të numrit të popullsisë europiane.
Vendet e BE’së regjistruan gjatë vitit 2020, 534.000 vdekje më shumë se në 2019 (+ 11%).
Vdekjet nga 4.7 milionë u rritën në 5.2 milionë, një numër që “pasqyron ndikimin e pandemisë”, thotë Eurostat.
Numri i vdekjeve u rrit në të gjitha vendet e BE’së gjatë kësaj periudhe, por kryesisht në Itali, Spanjë dhe Poloni, sipas të dhënave të botuara nga Zyra Evropiane e Statistikave.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...