Mungesa e hapësirave për të ndërtuar varreza përbën problem shumë të madh në Izrael, prandaj ata kanë bërë një tunel 1.6 kilometra, 16 metra nën dhe, për t’i vendosur trupat
‘Minharot Olam’ ndoshta është një prej varrezave më të çuditshme në botë, pikërisht sepse është e ndërtuar nën tokë. Ideuesit kanë parashikuar një tunel të gjatë rreth 1.6 km që do të përshkohet nën tokë deri në 16 metra thellësi.
Aty janë ndërtuar disa hapësira ku do të vendosen trupat e të vdekur. Shumë persona e konsiderojnë atë si një koshere bletësh ku janë të ndërtuara me mijëra hoje.
Ndërtimi i varrezave ka përfunduar që në datë 31 tetor dhe pritet që të groposen 23,000 trupa njerëzish. Raportohet se varrezat kryesore të Jeruzalemit janë mbushur plot ndaj ishte e nevojshme ndërtimi i disa të tjerave./gazetaexpress/
/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...