Një stuhi e fuqishme ka goditur mes të martës dhe mërkurës periferinë e qytetit grek Drama, duke shkaktuar probleme të mëdha në trafik.
Një sërë marketesh dhe apartamente janë vërshuar nga sasia e madhe e ujit, kurse shumë rrugë janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.
Brigada e zjarrfikësve ka pranuar rreth 60 telefonata për largimin e ujit me pompa nga objekte të ndryshme, derisa pesë persona janë shpëtuar pasi kishte ngecur brenda një veture.

Përveç sasisë së madhe të ujit, kjo zonë është goditur edhe nga sasia e madhe e breshrit. Ka pasur aq shumë breshër, sa që ekskavatorët janë përdorur për t’u larguar dhe liruar rrugët që ishin mbuluar nga më shumë se 40 centimetra nga breshëri.
Kryetari i qytetit të Dramës, Hristodulus Mamsakos ka deklaruar se “se nuk mund t’i besonin syve atë që shihnin”.
“Për vetëm një orë të gjitha rrugët janë vërshuar, kurse të njëjtën kohë përveç shiut, binte breshër”, ka shtuar i pari i qytetit grek.
Për të dytin vit radhazi, Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari ...
Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e ...
Qasja e VV-së ndaj mediave, Konjufca: Synojmë prani sa ma të...
Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit” në Shqipëri
Mario Mitaj nderohet me trofeun “Zemra Kuq e Zi” nga tifozët...
Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron ...