Në Gjermani fillon sot (01.04.) një epokë e re në politikën ndaj drogave. Sipas ligjit të ri personave nga mosha 18-vjeçare i lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.
Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tre bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanabis hiqet nga lista e substancave të ndaluara në Ligjin për Lëndët Narkotike, por shitja dhe shpërndarja e kanabisit vazhdojnë të jenë të ndaluara nga ligji.
Kontrolle të rrepta policore
Përfaqësues të policisë presin që legalizimi i pjesshëm i kanabisit më 1 prill do të rrisë ngarkesën e punonjësve të policisë. Disa nga landet federale do të kryejnë më shumë kontrolle. Policia e landit Saksoni-Anhalt, për shembull, njoftoi se donte të shtojë kontrollet në qarkullimin rrugor për të parë nëse drejtuesit e automjeteve janë nën ndikimin e kanabisit. Sipas Ministrisë së Brendshme të këtij land kjo synon të zvogëlojë sa më shumë rrezikun e aksidenteve në trafikun rrugor.
Policitë e landeve të tjera synojnë t’i zgjerojnë gradualisht kontrollet e trafikut të lidhur me përdorimin e kanabisit nga drejtuesit e automjeteve. Po ashtu do të shtohen edhe përpjekjet për identifikimin e tregtarëve të kanabisit për të mbrojtur sidomos fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët./dw/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...