Në Austri janë 1,5 milion njerëz të rrezikuar nga varfëria, që është në nivel më të ulët nga rreziku që mbretëron në BE, tregojnë statistika e SILC.
Rreziku nga varfëria në Austri viteve të kaluara ka shënuar rënie, por edhe më tej 18 për qind e qytetarëve janë të goditur nga varfëria dhe problemet sociale.
Drejtori i Entit të statistikave të Austrisë, Konrad Pezendorfer tha se gratë janë më shumë të goditura nga varfëria se sa meshkujt dhe të rinjtë.
“Sa më i madh numri i fëmijëve, aq më i madh është rreziku nga varfëria, sidomos nëse gratë janë të papuna”, tha ai. Ndryshe, mesatarja e shkallës së varfërisë në BE është 23,7 për qind, ku Austria renditet në vendin e gjashtë. Bullgaria është vendi që rrezikohet më së shumti nga varfëria ndër vendet anëtare të BE-së me 41 për qind.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...