Ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim në rritje për akullnajat e gjetura në vargmalin e Himalajeve, sipas një raporti të ri.
Studimi gjeti që nëse emetimet e dioksidit të karbonit (CO2), dy të tretat e këtyre fushave gjigante të akullit mund të zhduket, transmeton portali arbresh.info.
Edhe nëse bota kufizon rritjen e temperaturës deri në 1.5 gradë C këtë shekull, të paktën një e treta e akullit do të shkriheshin.
Akullnajat janë një burim kritik i ujit për 250 milionë njerëz që jetojnë në tetë vende të ndryshme.

Majat e larta të K2 dhe Mount Everest janë pjesë e shkëmbinjve të ngrirë Hindu Kush dhe Himalajet që përmbajnë akull më shumë se kudo tjetër në Tokë, përveç rajoneve polare.
Por këto fusha akulli mund të kthehen në gurë të zhveshur në më pak se një shekull për shkak të temperaturave në rritje, thonë shkencëtarët.

Gjatë dekadave të ardhshme, shkrirja mund të përshpejtohet falë ngrohjes dhe rritjes së ndotjes së ajrit nga një popullsi në rritje.
Ndotësit e ajrit vijnë nga Plain Indo-Gangetic, një nga rajonet më të ndotura në botë. Ajri i pistë e bën situatën akullnajore më keq duke depozituar karbonin e zi dhe pluhurin në akull, duke shpejtuar shkrirjen./Arbresh.info/
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...