Ndryshimet klimatike mund të zhvendosin 200 milionë njerëz deri në vitin 2050

07:49 | 14 Shtator 2021

Ndryshimi i klimës mund të shtyjë më shumë se 200 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre në tre dekadat e ardhshme dhe të krijojnë pika të nxehta migrimi nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të zvogëluar emetimet globale dhe për të kapërcyer hendekun e zhvillimit, thuhet në një raport të Bankës Botërore.

Pjesa e dytë e raportit Groundsëell shqyrton se si ndikimet e ndryshimeve klimatike të ngadalta, si mungesa e ujit, ulja e produktivitetit të të korrave dhe rritja e nivelit të detit mund të dërgojë në miliona “emigrant klimatikë” deri në vitin 2050, transmeton portal arbresh.info

Në nivelin më pessimist, raporti parashikon se deri 216 milionë parashihet të braktisin shtëpitë e tyre. Ato rajone janë Amerika Latine; Afrika Veriore; Afrika Sub-Sahariane; Europa Lindore dhe Azia Qendrore; Azia Jugore; dhe Azinë Lindore dhe Paqësorin.

Në skenarin më miqësor ndaj klimës, me një nivel të ulët të emetimeve dhe zhvillim gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm, numri i emigrantëve mund të jetë deri në 80% më i ulët, por prapë të rezultojë në lëvizjen e 44 milion njerëzve.

Gjetjet “ripohojnë fuqinë e klimës për të nxitur migrimin brenda vendeve”, tha Viviane Ëei Chen Clement, Specialiste e Lartë e Ndryshimeve Klimatike në Bankën Botërore dhe një nga autorët e raportit.

Në skenarin më të keq, Afrika Sub-Sahariane-rajoni më i prekshëm për shkak të thatësirës, bregdetit të brishtë dhe varësisë së popullsisë nga bujqësia.

Afrika e Veriut, megjithatë, parashikohet të ketë përqindjen më të madhe të emigrantëve klimatikë, me 19 milionë njerëz që lëvizin, ekuivalent me afërsisht 9% të popullsisë së saj të përgjithshme, për shkak të rritjes së mungesës së ujit në bregdetin verilindor të Tunizisë, bregdetit veriperëndimor të Algjerisë , Marokun perëndimor dhe jugor, dhe ultësirën qendrore të Atlasit, thuhet në raport.

Në Azinë Jugore, Bangladeshi është prekur veçanërisht nga përmbytjet dhe dështimet e të korrave që përbëjnë pothuajse gjysmën e emigrantëve të parashikuar klimatikë, me 19.9 milion njerëz, përfshirë një pjesë në rritje të grave, duke lëvizur deri në vitin 2050 sipas skenarit pesimist.

“Ky është realiteti ynë humanitar tani dhe ne jemi të shqetësuar se kjo do të jetë edhe më keq, ku cenueshmëria është më e mprehtë,” tha Prof. Maarten van Aalst, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Klimës së Kryqit të Kuq, i cili nuk ishte i përfshirë me raportin.

Megjithatë, raporti nuk ka shfaqur të dhëna për migrimin klimatik përtej kufijve.

Megjithatë, modelet e migrimit nga zonat rurale në ato urbane shpesh i paraprijnë lëvizjeve përtej kufijve.

Raporti paralajmëron gjithashtu se pikat e nxehta të migrimit mund të shfaqen brenda dekadës së ardhshme dhe të intensifikohen deri në vitin 2050./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara