Grupet humanitare janë duke pritur për të parë nëse fluturimet e ndihmës dhe dërgesat për Jemenin do të mund të nisen pasi Arabia Saudite të lehtësoj bllokadën e saj.
Koordinatori për Ndihmat Humanitare e OKB-së, Jamie McGoldrick ka deklaruar për BBC se po shpreson që të marrë lejen e nisjen brenda disa orësh, trasnemton portali arbresh.info
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite i ka mbyllur kufijtë Jemenit para dy javësh, pasi rebelët tentuan të hedhin një raketë balistike në Rijad.
OKB ka paralajmëruar se kufizimet mund të shkaktojnë “krizën e urisë më të madhe që bota nuk e ka parë për dekada”.
Jemeni është i varur nga importet për më shumë se 80% të ushqimit të saj dhe është përballur me emergjencën më të madhe të sigurisë ushqimore në botë edhe para se bllokada të forcohej.
Më shumë se 20 milionë njerëz, përfshirë edhe 11 milionë fëmijë, janë në një gjendje urgjente të ndihmës humanitare./arbresh.info/
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit