Finlanda mbrëmë (e martë) mposhti Poloninë me rezultatin 2-1 në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, dhe ndeshja u ndërpre përkohësisht për 10 minuta për shkak të një ndërhyrjeje emergjente mjekësore në tribuna.
Ndeshja në Helsinki u ndërpre në minutën e 72-të kur një tifoz humbi ndjenjat për shkak të një ataku në zemër.
Tifozët reaguan menjëherë dhe thirrën lojtarët në fushë, ndërsa ekipet mjekësore të të dy ekipeve kombëtare vrapuan drejt tribunave për t’i dhënë ndihmën e parë tifozit.
Gjyqtari Joao Pinheiro e ndaloi menjëherë ndeshjen dhe i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Ndërsa mjekët po e sillnin në jetë tifozin e lënduar, rojet e sigurisë e rrethuan me ceradë në mënyrë që askush të mos e filmonte.
Pas ‘rikthimit’ në jetë, tifozi u nxor nga tribuna me barelë dhe u dërgua në spital, dhe sipas mediave finlandeze, ai është mirë.
Ndeshja vazhdoi pastaj dhe pas 90 minutave lojë, gjyqtari dha 12 minuta shtesë. /Telegrafi/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...