Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 20,000 raste ditore me COVID-19 për katër ditët e fundit, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Trendi vjen ndërsa varianti më i transmetueshëm Delta përhapet në të gjithë SHBA dhe pritet të bëhet lloji më dominues.
Sipas mediave të huaja, hera e fundit që SHBA kishte 20,000 raste në ditë për disa ditë me radhë ishte në maj.
Andaj, ekspertët u kërkuan banorëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe komunitetet e tyre nga varianti që mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.
Dr. Rochelle Walensky, Drejtor i CDC dhe Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive thanë se vendet me norma të ulëta të vaksinimit janë në rrezikun më të madh.
“Unë jam i shqetësuar pasi ky variant bëhet më dominues, ato zona të zgjedhura të vendit që kanë një nivel shumë të ulët të vaksinimit, si 30% apo më shumë, ju do të filloni të shihni mini-valë që lokalizohen në rajone të caktuara”, ka thënë Fauci për CNN.
Ndryshe, afër 48% e të gjithë amerikanëve janë vaksinuar plotësisht me 55.4% që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të CDC. /Telegrafi/
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi