Ndërprerja e punës së disa agjencive qeveritare në Shtetet e Bashkuara ka ndalur publikimin e të dhënave zyrtare ekonomike, duke krijuar shqetësim edhe jashtë vendit, veçanërisht në vende si Japonia dhe të tjera që varen nga informacionet amerikane për vendimmarrjet e tyre ekonomike.
Ndërprerja e punës po e vështirëson gjykimin e politikëbërësve jashtë SHBA-së, pasi mungesa e të dhënave mbi ekonominë amerikane ndikon në parashikimet për valutën, tregtinë dhe inflacionin në vendet e tyre,.
Ekspertët thonë se ajo që ndodh në Amerikë, nuk mbetet vetëm aty, pasi mungesa e informacionit po vë në rrezik besueshmërinë institucionale dhe po komplikon vendimet ekonomike në një kohë kur vendet po përballen me ndryshime në tregtinë globale.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë paralajmëruar se mungesa e transparencës dhe të dhënave mund të çojë në gabime të rëndësishme në politika, duke theksuar pasojat që kjo mund të ketë për ekonominë globale.
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet