Shtetet e Bashkuara kanë shpallur 9 Janarin ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100 vjeçare.
“I bëj thirrje popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre të adhurimit për të nderuar kujtimin e Presidentit James Earl Carter Jr. Ftoj ata në mbarë botën që ndajnë pikëllimin tonë të bashkohen me ne në këtë përkujtim solemn”, tha presidenti në largim Joe Biden në një dekret të publikuar në internet.
Ish presidenti më i jetëgjatë i SHBA vdiq në shtëpinë e tij në Plains, qyteti ku ai lindi në Georgia. Carter, fitues i çmimit Nobel për Paqe, u bë presidenti i 39-të i SHBA-së në vitet 1977 dhe 1981.
Në vitin 2002, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqen për punën e tij për të shmangur konfliktet në mbarë botën./abcnews.al
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...