Ndalimi i automjeteve dizel në Frankfurt do të marrë kohë

19:38 | 18 Dhjetor 2018

Gjykata vendosi se ndalesa për automjetet dizel në qendrën e qytetit gjerman Frankfurt duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2019 është e hershme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në këtë qytet që shqyrtonte kërkesën e Organizatës Gjermane të Mjedisit (PUH), për zbatimin e hershëm për ndalimin e automjeteve dizel, vendosi të refuzojë ndalimin e automjeteve dizel me emetim Euro-4 ose më poshtë, duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2019.

Gjykata vendosi që të themelohet infrastruktura ligjore dhe të pritet vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

Në muajin shtator Gjykata administrative në Wiesbaden, në kuadër të planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qendrën financiare të Gjermanisë, Frankfurt, vendosi ndalimin e disa automjeteve të vjetra dizel që shkaktojnë ndotje të ajrit në qendër të qytetit duke filluar nga shkurti 2019.

Kjo çështje hapi debat mes partnerëve qeveritarë. Prodhuesit gjermanë të automjeteve, mbështetnin pajisjen e atuomjeteve të vjetra me pajisje të reja teknologjike për sistemin e kontrollit të emetimeve, ndërsa disa prodhues njoftuan se do të inkurajojnë me nga 10 mijë euro për automjete të reja.

Më parë shumë vende evropiane përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën, bënë të ditur se do të ndalojnë automjetet dizel duke filluar nga viti 2040.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara