NATO ka marrë një kërkesë nga shefat ushtarakë për të dërguar më shumë trupa në Afganistan, sipas Jens Stoltenberg, sekretarit të përgjithshëm të aleancës.
Pas takimit me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, Stoltengerg këmbënguli se kërkesa do të mirret parasysh, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi pranuar një kërkesë nga autoritetet ushtarake për të rritur praninë e forcave ushtarake në Afganistan”, tha ai.
“Tani ne jemi duke i shqyrtuar kërkesat për disa fusha, për akademinë ushtarake, por edhe për trajnimin e forcave special të operacionit dhe të forcave ajrore”, shtoi ai.
Kjo temë do të jetë në rend të ditën gjatë samitit vjetor të NATO-s në Bruksel me 25 maj./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...