Anembanë botës ka vazhduar solidarizimi me myslimanët pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, në të cilën u përfshi edhe sinagoga qendrore në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila të premten hapi dyert për myslimanët për të kryer namazin javor të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkësia hebraike në New York hapi për myslimanët derën e sinagogës qendrore që ndodhet në Manhatan, pasi, siç thanë përfaqësuesit e saj, në këtë mënyrë ata dëshirojnë të ndajnë dhimbjen me myslimanët pas sulmit terrorist në Zelandën e Re.
“Jemi fqinjë, jemi miq, ndajmë dhimbjen tuaj”, thanë ata.
Gjatë namazit të xhumasë, para sinagogës qëndroi një grua hebreje e cila kishte veshur hixhabin në solidarizim me myslimanët. Në duar ajo mbante një pankartë në të ciklën kishte shkruar mesazhin “Fqinjët tuaj hebrenj qëndrojnë pranë jush”.
Pas faljes së namazit, shumë hebrenj hynë në sinagogë për t’u përshëndetur me myslimanët të cilët falën namazin, me të cilët bashkërisht dërguan porositë për unitet.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...