Një nënë refugjate nga Libia ka lindur fëmijën e saj në një varkë shpëtimi, pasi ishte shpëtuar nga një varkë e drurit.
Gruaja e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, lindi në bordin e anijes ‘Aquarius’ gjatë natës së mbrëmshme, transmeton arbresh.info.
Sipas ekipeve të shpëtimit gruaja ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Ata janë fotografuar në bord përderisa nëna po e ushqente fëmijën e saj.

Gruaja u shpëtua bashkë me 35 persona tjerë që gjendeshin në një varkë druri. Gjatë 4 operacioneve të shpëtimit, shumë se 650 persona janë shpëtuar në Detin Mesdhe që nga dita e djeshme.

Në tetor rreth 1800 emigrantë libianë kanë humbur jetën pasi përmbytjes së varkave në ujerat e Detit Mesdhe./Arbresh.info
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...