Moti i keq ka përfshirë Britaninë e Madhe. Autoritetet lokale bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin gjatë ditës së sotme, për shkak se mund të jetë në rrezik. Vendi do të përfshihet nga erëra të forta, ndërsa mund të mbyllen rrugët kryesore.
Gjithashtu meteorologët janë shprehur se pasagjerët nuk duhet të udhëtojnë në veri të Newcastle, ndërsa Avanti West Coast i ka këshilluar pasagjerët e saj të mos udhëtojnë në veri të Preston pasi do të “ndikohet rëndë” nga moti.
Disa trena janë anuluar tashmë në Skoci, me Network Rail. Linjat e tjera do të funksionojnë me një orar të reduktuar dhe kohëzgjatje më të gjata udhëtim./abcnews.al/
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...