Gati e gjithë Europa Perëndimore është përfshirë nga moti i keq, me shirat dhe përmbytjet, që kanë prekur kontinentin.
Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike. Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit.
Me të njëjtin mot po përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.
Perëndimi i Britanisë është nën pushtetin e ujit, njëjtë edhe Irlanda dhe Holanda, ku ka ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të shtëpive e probleme të transportit publik. E njëjtë raportohet situata edhe në Gjermani e Francë, ku shiu duket se nuk ka ndërmend të pushojë, po ashtu as temperaturat, ndjeshëm të ftohtë, madje të acarta./abcnews.al
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...