Të paktën katër persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të shtatë shteteve, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua të shtunën edhe me breshër.
Sipas ekspertëve “rreziku i vërtetë pritet të vijë nga erërat e forta dhe akumulimi i akullit”.
Dy persona humbën jetën ndërsa stuhia shkatërroi rulotin e tyre në Luizianën veri-perëndimore të premten vonë. Media lokale njoftoi se një person i tretë vdiq pasi një pemë ra në shtëpinë e tij po në të njëjtin shtet.
Ndërsa personi i katërt humbi jetën të premten kur makina e tij doli nga rruga në një kthesë në Dallas, sipas rrjetit televiziv NBC.
Pasditën e së shtunën rreth 200 mijë shtëpi e biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Teksas, Luizianë, Misisipi, Arkansas, Tenesi, Ilinois dhe Miçigan, pasdites e shtunës. /VOA
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...